Skip to content Skip to footer

Pompë gjiri elektrike me dy koka

22,500L

Pompë gjiri elektrike me dy koka

 

Pompë gjiri elektrike me dy koka për të gjitha ju nënat e reja, për t’jua lehtësuar dhimbjet dhe stresin e gjidhënies. Lansinoh ka menduar më së miri me pompën elektrike me 2 koka. Kur puna të thërret, por ndërkohë ke një bebush të vogël që pret të ushqehet me qumështin tënd të gjirit dhe duhet të pomposh për tja lënë gati në çdo moment që ai ka nevojë. Pomponi dhe pasi fëmija ka pirë. Ndonjëherë fëmija nuk arrin të boshatisë gjirin deri në fund prandaj për t’i dhënë sinjale trupit të prodhojë më tepër duhet të boshatisni gjirin përmes pompës. Në këtë rast me pompën e lansinoh mund të pomponi dyfish. Kjo arrihet falë pompimit së të dy gjinjve në të njëjtën kohë dhe në më pak minuta. Ju do keni mundësi ta përdorni si një pompë elektrike single (pra vetëm me një kokë) ose double në të dy anët – thjeshtë duke lidhur një ose të dy tubat.

Karakteristikat kryesore

• Efikasiteti maksimal – më shumë qumësht në më pak kohë kur përdoret si pompë e dyfishtë.
• Dizajn higjenik – e lehtë për tu montuar dhe përdorur. Garantuar kundër hyrjes së qumështit në tub(nuk ka nevojë të pastroni tubin).
• 3 stilet e pompimit – një zgjedhje e 3 prej stileve më efektive të pompimit për të simuluar modelet natyrore të ushqimit.
• Thithja e rregullueshme – rregulloni me lehtësi nivelet e thithjes për të përshtatur stilin tuaj të pompimit, duke maksimizuar prodhimin e qumështit.
• 2 faza të ndara – faza 1- thithja e shpejtë për të stimuluar dhe filluar rrjedhën e qumështit; faza 2- thithje më e ngadaltë, më e thellë për të maksimizuar rrjedhën e qumështit.
• Mbështetëse shishesh – ndihmon në parandalimin e derdhjeve.
• Rrjetet elektrike ose bateritë – 6 bateri aa (nuk përfshihen).
• Kupat e gjirit comfortfit – në standard (25 mm) dhe të mëdha (30,5 mm)
• Dizajn kompakt – e lehtë, e lëvizshme.
• Ekran lcd i madh, i ndriçuar – informues dhe i lehtë për t’u lexuar, i përshtatshëm për t’u përdorur në kushte të ndriçimit të ulët.
• Pa BPA dhe BPS.

Kategori: Product ID: 4184

Përshkrim

Produkti në përdorim