Skip to content Skip to footer

Bumbo...

Dedikuar ndaj cilësisë

Për më shumë se dy dekada, Bumbo ka krijuar produkte me cilësi të lartë të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël që ndihmojnë të vegjëlit tuaj të qëndrojnë ulur vetë, të argëtohen si dhe të krijojnë besimin e tyre ndërsa fitojnë pavarësinë. Produktet Bumbo zgjidhin sfidat e përditshme të prindërimit, ndërsa inkurajojnë ndërveprimin e prindërve dhe fëmijëve. Ato preferohen kryesisht nga familje që kërkojnë zgjidhje të dizenjuara me zgjuarsi, shumëfunksionale dhe që lehtësojnë vendimarrjen e tyre.

Cilësi, komoditet dhe siguri pa kompromis!

Ky është premtimi i Bumbo për ju. 

Krijuar për të lehtësuar prindërimin!

Marka Bumbo u krijua në Afrikën e Jugut në fund të shekullit 20. Të gjitha produktet Bumbo janë projektuar për interesin më të mirë të fëmijës suaj. Produktet Bumbo janë aty në çdo fazë zhvillimi të fëmijës tuaj duke ju ofruar atyre siguri dhe rehati maksimale.

Produkte që i durojnë kohës dhe përdorimit

Ky është misioni i Bumbo! 

E vlerësuar kudo në botë...

Bumbo, tashmë me zyrë kryesore në Hollandë, është një markë e vlerësuar ndërkombëtarisht me disa çmime të ndryshme si: Junior Design Awards, Made for Mum, The Baby Awards dhe Baby YUMYUM. Këto vlerësime vijnë si meritë e dedikimit për të ruajtur standartet më të larta të prodhimit, të materialeve të përdorura dhe vullnetit të pandalshëm të inovacionit.