Skip to content Skip to footer
-20%

Musical Cloud Light

2,960L

Musical Cloud Light

Produkti më i ri nga linja Hape kujdeset për qetësinë dhe gjumin e bebes suaj njësoj si një re e butë!
Kjo lodër muzikore, do të bëjë fëmijët të përjetojnë një gjumë akoma më të qetë e të rehatshëm falë ninullave dhe efekteve zanore relaksuese: shiu dhe rrahje zemre. Diamanti i verdhë ofron 3 opsione drite të cilat mund t’i zgjidhni sipas preferencës suaj: e lehtë, mesatare apo e fortë vibrante. Diamanti blu shërben si buton për të fikur apo ndezur re-në. Diamanti i kuq ofron një larmishmëri prej 10 këngësh e melodish ideale për kohën e gjumit. Rripat mund të zgjaten apo të shkurtohen sipas dëshirës, ideale për t’u vendosur në krevatin e gjumit apo në karrocë gjatë një shëtitjeje në pasdite. Material tërësisht ekologjik, bojra soje, copë antibakteriale dhe plastikë nga baza e orizit.
Rekomandohet nga mosha 0 muaj +.

Kategori: Product ID: 4736