Skip to content Skip to footer

Si u krijua Lansinoh?

Kush e themeloi atë?

Lansinoh lindi mbi 35 vjet me parë nga një mama që ushqente fëmijën e saj me gji. Ajo quhej Resheda Hagen, e cila filloi projektin në 1978 që më vonë do të bëhej Lansinoh, në Portland Oregon, ku lindi fëmijën e saj të parë. Resheda filloi gjidhenien, por pas pak kohësh, dhimbja në gjoks u be e padurueshme. Produktet në spital nuk i jepnin asnjë lehtësim dhe prandaj mendoi se duhej të nderpriste gjidhënien...

Por, një konsulente e La Leche League, e inkurajoi atë për të vazhduar dhe e këshilloi të provonte lanolinën,
e cila fatkeqësisht nuk ishte e disponueshme në dyqane….

E krijuar nga një nënë...

E zhvilluar nga ekspertë!

I shoqi i cili ishte mjek, arriti të gjejë në spital lanolinë të papurifikuar. Pasi e përdori në gji Rasheda ndjeu lehtësim të menjëhershëm, dhe çarjet që kishte u shëruan gjatë ditëve në vijim. E kështu ajo vazhdoi gjidhënien me sukses. Prandaj vendosi të themelonte kompaninë e saj në 1984 për t’u ofruar mamave që ushqejnë me gji një alternativë të sigurtë dhe efektive.

Sot Lansinoh ju shërben nënave në më shumë se 60 vende të botës…

duke përfshirë dhe Shqiperinë!

Përmes sprovave dhe gëzimeve, Lansinoh është gjithmonë aty...

...me produkte, zgjidhje, edukim dhe mbështetje për t'ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj të gjidhënies. Produktet e saj janë të krijuara për nënat dhe mbështeten nga hulumtimi dhe kontributi i shumë ekspertëve.